“Gjithçka që jam është falë teje...”/ Urimi i veçantë i Jennifer Lopez për 80 vjetorin e nënës së saj
Lajmifundit
/
13 December 2025, 11:46
Showbiz

Guadalupe Rodriguez është nëna e këngëtares së famshme, Jennifer Lopez, dhe një ditë më parë ka festuar 80 vjetorin e lindjes.
Ylli i muzikës dhe aktorja e famshme i kishte organizuar një festë madhështore nënës së saj në Las Vegas, ku të pranishëm ishin familjarë dhe miq.
56-vjeçarja ndau të premten me miliona ndjekësit e saj në “Instagram” disa fotografi nga dita e veçantë për nënën e saj.


