“Gjestin nuk e konsideroj të fortë”, Shkëlzeni kritikon Gertën për Kutinë e Pandorës

Showbiz

“Gjestin nuk e konsideroj të fortë”, Shkëlzeni

Në një diskutim të tensionuar në oborrin e shtëpisë, Gerta dhe Shkelzeni shprehën mendimet e tyre të kundërta rreth nominimit që banorja bëri me Kutinë e Pandorës.

Shkelzeni e kritikoi ashpër zgjedhjen e saj për të nominuar Rozanën, Laertin dhe Amberin, duke e quajtur një gabim strategjik, pasi ai mendonte se Gerta kishte dërguar njerëzit më të fortë përballë me të.


“Ti the se i vendosa ata që i konsideroj më të fortë përballë meje”, tha Shkelzeni. Nga ana e saj, Gerta i kundërshtoi këto pohime, duke theksuar se nuk e konsideronte nominimin si një sfidë përballë tij dhe se veprimet e saj ishin një analizë strategjike, e bazuar në situatën që po kalonin.

Gerta u shpreh: “Nuk e konsideroj këtë veprim si një forcë përballë meje. Ta them edhe një herë: Çfarë ka që ti nuk beson? Ne jemi dy breza tërësisht të ndryshëm”.

Nga ana tjetër, Shkelzeni vazhdoi të theksojë se nominimi i Gertës ishte i panevojshëm, duke thënë se ishte e qartë që Amberi do të eliminohej. Ai e cilësoi këtë si një veprim të kotë dhe e sfidoi Gertën të ishte pjesë e “Gjestit” për të kuptuar më mirë situatën.


Gerta u shpreh se nuk e shikon fare si lojtar të fortë Gjestin, duke shtuar se atë e kaloi kur doli me Zarf të Zi.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion