Gjesti feston 26-vjetorin dhe “surprizon” fansat me një projekt të ri muzikor

Showbiz

Gjesti feston 26-vjetorin dhe “surprizon” fansat me një projekt

Gjesti feston sot 26-vjetorin e lindjes. Me hyrjen e mesnatës, urimet nga kolegët, miqtë dhe fansat kanë vërshuar në rrjetet sociale.

Mes urimeve më të veçanta ishte ai i mikut dhe bashkëpunëtorit të tij të ngushtë, DJ Gimbo, i cili përmes një postimi i uroi artistit suksese dhe paqe në këtë kapitull të ri të jetës.

Në këtë ditë speciale, nuk është vetëm Gjesti ai që merr dhurata, por edhe fansat e tij.

Artisti ka vendosur t’i surprizojë ndjekësit besnikë me publikimin e një projekti të ri muzikor.

Sot në orën 18:00 pritet të publikohet EP-i i tij më i ri, i titulluar “SIR”.

Projekti përmban pesë këngë të reja dhe premton të sjellë një frymë dhe stil të ri në tregun muzikor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion