Gerti ironizon Valbonën për Laertin, Loredana kritikon gazetaren: Ka mënyra të tjera…

Showbiz

Gerti ironizon Valbonën për Laertin, Loredana kritikon gazetaren: Ka

Gerti iu drejtua Valbonës me ironi për raportin që ajo ka me Laertin. “Ja ku e ke plakun, merre për krahu. Shpresoj mos të të fiket rrugës”, i tha banori Valbonës. Kjoe fundit i kërkoi të ndalonte. Ndërkohë që debati vijoi më pas, mes Valbonës dhe Loredanës, që kritikoi sjelljen e gazetares.

Pjesë nga debati: Valbona: Ti bëj çfarë të duash, por për Laertin mos ndërhy! S’të takon. Se çfarë bën ti me Jozin është puna jote dhe puna e Jozit, nuk të ndërhyj. Por të thuash, justifikon Gertin është e tmerrshme

Loredana: Po them që nëse edhe ti bën të njëjtën gjë, edhe ti e ke fajin

Valbona: Kur të ofendojnë burra nga 50 vjeç?

Loredana: Dhe ti e ke thënë

Valbona: Ti shtiresh Loredana! Të dalësh të mbrosh Gertin ti, a e kupton se çfarë thua. Këtu do jemi kur të të vërsulet jeta

Loredana: Ka mënyra të tjera

Valbona: Çfarë mënyrash të tjera?

Loredana: Bona, është hera e parë dhe e fundit që më bërtet në surrat!

Valbona: Nuk po të bërtas

Loredana: Hera e fundit! Të betohem që ti nuk di të kesh komunikim normal, je dhe gazetare mbi të gjitha

Valbona: Çfarë të të them unë ty, se je modele dhe ke një komunikim normal

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion