Gerta Gixhari rikthehet në shtëpinë e Big Brother, i kërkon falje Gjestit
Publiku ka vendosur të rikthejë në lojën e Big Brother Gerta Gixharin, e cila u skualifikua me zarf të zi.
“Dua ti kërkoj falje familjarëve të Gjestit dhe Gjestit veçanërisht”-tha shkurtimisht Gerta para se të jepej vendimi.
Pasi u kthye në shtëpi, Gerta u përqafua me Gjestin duke ‘vulosur’ paqen mes tyre.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Banorja u skualifikua nga gara e Big Brother, pas incidentit të ndodhur në dasmën e Jozit dhe Loredanës, ku i hodhi alkool në sy Gjestit.
Pas skualifikimit, Vëllai i Madh vendosi ti jepte një mundësi të dytë Gertës, por vetëm nëse kjo do të pranohej me shumicë votash nga banorët e tjërë.
Ishte e papritur, por 14 banorët pranuan që Gertës t’i jepej një mundësi e dytë dhe më pas verdiktin final e dha publiku.