G Bani tregon për vajzën që i ndryshoi jetën: Isha kafshë, ajo më bëri njeri!

Showbiz

G Bani tregon për vajzën që i ndryshoi jetën: Isha

G Bani ka ndarë një histori personale në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke treguar për një lidhje që ka pasur me një vajzë për pesë vite.

Gjatë bisedës me banorët e tjerë ai ka treguar se ajo i kishte ndryshuar jetën, duke u shprehur: “ajo më ka bërë njeri sepse para se të njihesha me të kam qenë kafshë”.

“Kam qenë me një vajzë i lidhur për 5 vite por u ndava sepse nuk rrinim bashkë. Ishte vajza më perfekte, ai njeri më ka bërë njeri sepse para se të njihesha me të kam qenë kafshë. Pas 5 viteve, nuk isha me atë, nuk rrija fare, lëvizja dhe më tha që ti nuk je kurrë me mua dhe u ndamë.

Pastaj rashë në dashuri me një tjetër pas 4-5 muajve. Kam rënë në dashuri me super vajza të bukura suedeze. Qëndrova 1-2 vite me atë dhe sa u bëra i bezdisshëm me të, u ndava. Nuk e bëj për vajzën e bëj për veten sepse e vuaj nëse nis e bezdis dikë që e dua”, u shpreh ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion