G Bani detyrohet të publikojë fotografi të babait nga spitali: Ia kam për detyrim moral produksionit

Showbiz

G Bani detyrohet të publikojë fotografi të babait nga spitali: Ia

G Bani javë më parë u largua nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, Big Brother VIP, për shkak të një rasti në familje.

Atij iu kumtua në spektakël se e ka babanë të sëmurë dhe se për këtë duhej të linte shtëpinë.


Megjithëse largimi ka qenë paksa i dyshimtë, ai ka reaguar sërish në rrjetet e tij sociale.

G Bani ndau një fotografi të të atit nga spitali, i cili ndodhet në Chelsea & Westminster Hospital.

“Babai Ndoi me datë 4 mars në Chelsea & Westminster Hospital. Publikoje më tha nëse do, nuk ka problem”, nis postimi i ish-banorit.

“Po e publikoj babush. Ia kam për detyrim moral produksionit. Që nuk mbeti sharje pa u thënë nga konspiracionistët e orëve të vona, për fajin tim”, theksoi tutje.

I njëjti hodhi edhe vet dyshime në momentin që doli nga dera e BBVA, pasi deri në atë kohë nuk ishte në dijeni për asgjë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion