Futbollisti i Kombëtares shqiptare bën tatuazh sytë e gruas në trupin e tij!
Lajmifundit
/
30 March 2021, 22:48
Showbiz

Futbollisti i njohur i Kombëtares Shqiptare, Sokol Cikalleshi, ka qenë së fundmi i ftuar në emisionin “Në kurthin e Piter Pan”, ku u është përgjigjur pyetjeve të fëmijëve.
Gjatë bisedës me fëmijët, futbollisti ka treguar se ka një tatuazh në trup dedikuar bashkëshortes së tij. Për këtë shkak, Alketa e ka ‘detyruar’ futbollistin të zhvishej dhe të tregojë tatuazhin.
“Zhvishu Sokol tani dhe na e trego”, i tha Alketa, ndërsa futbollisti tregoi se kishte bërë në shpinë sytë e bashkëshortes së tij. “Sa sy të bukur paska nusja. Me sytë e nuses deri në fund të jetës”, tha Alketa kur pa tatuazhin e tij.



