FOTOLAJM: Çmendet rrjeti, “The Simpsons” ka parashikuar ngjarjen virale në koncertin e "Coldplay"

Showbiz

FOTOLAJM: Çmendet rrjeti, “The Simpsons” ka parashikuar

Para disa ditësh në rrjete sociale u bë virale një video që ndodhi në koncertin e Coldaplay ku CEO i kompanisë Astronomer, Andy Byron u kap me vartësen e tij Kristin Cabot të përqafuar. Komenti i Chris Martin nga skena vetëm sa ndezi më shumë zjarrin: “Ose janë në një lidhje, ose janë shumë të turpshëm.”

Video është bërë shumë virale, ndërsa rrjeti ka shpërthyer me "meme" duke e kthyer nga momentet më të komentuara. 

Madje disa persona kanë rikthyer teorinë e famshme se “The Simpsons” që parashikon të ardhmen, ku Homer dhe Marge shfaqeshin në “kiss cam” në një episod të supozuar të vitit 2017 me titullin “Kiss Kiss”.

Mirëpo shumë persona e kanë hedhur poshtë këtë gjë pasi shprehen se është gjeneruar nga inteligjenca artificiale dhe nuk është pjesë e serialit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion