Foto topless dhe me bikini, aktorja 55-vjeçare u përgjigjet fansave: Nuk do shfaqesha kështu nëse

Showbiz

Foto topless dhe me bikini, aktorja 55-vjeçare u përgjigjet fansave:

Fansat e aktores Elizabeth Hurley kanë vënë re se bukuroshja 55-vjeçare është shumë aktive në rrjetet sociale, ku shpesh poston me bikini ose topless. Sipas Hurley, fotot pikante nuk janë thjesht një zbavitje, por edhe për të promovuar linjën e saj të rroba banjove, shkruan “Page Six”.

“Unë kam linjën time të rrobave të banjës. Nuk do të shfaqesha kaq shpesh me rroba plazhi nëse nuk do të ekzistonte një arsye për këtë. Nuk na është lejuar të shkojmë me pushime për 14 muaj …

Unë kam një kompani të rrobave të plazhit dhe nuk kam qenë në plazh … Prandaj, ne kemi shitur aq sa mundemi. Ne kemi qenë duke improvizuar. Kështu që, po, kam pozuar në topa prej kashte, në dëborë, në dush. Nganjëherë njerëzit bëhen të ligë me gratë, dhe nuk besoj se duhet të sillen kështu. Ka shumë komente që nuk më pëlqejnë”, tha ajo./Panorama

ME TE LEXUARAT