Foto/ Si reagoi ai? Dhurata për Gjestin në koncert ka lidhje me Eglin

Showbiz

Foto/ Si reagoi ai? Dhurata për Gjestin në koncert ka lidhje me Eglin

Në koncertin e tij të fundit në Mitrovicë, Gjesti është pritur me entuziazëm nga publiku, por ajo që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një dhuratë simbolike nga fansat.

Një palë syze të personalizuara, ku në njërin xham shkruhej “Gjesti” dhe në tjetrin “Egli”, të ndara nga një zemër. 

Foto/ Si reagoi ai? Dhurata për Gjestin në koncert ka lidhje me Eglin

Fituesi i edicionit të katërt të “Big Brother VIP” i vendosi syzet gjatë performancës dhe nuk nguroi t’i mbante edhe në prapaskenë, duke krijuar një imazh që u bë viral brenda pak orësh në rrjetet sociale. 

Megjithatë, ky moment ka sjellë sërish në qarkullim diskutimet për raportin e tij me ish-finalisten e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, sidomos pasi të dy kanë pushuar së ndjekuri njëri-tjetrin në “Instagram” disa ditë më parë. 

 

ME TE LEXUARAT