Luajti krah John Travoltës, kush është aktorja shqiptare që po shkëlqen në SHBA

Ana Golja është një aktore shqiptare e cila po korr suksese të vazhdueshme në SHBA.
Në një intervistë virtuale në emisionin “Rudina”, artistja ka treguar për eksperiencën ku luajti krah aktorit të njohur John Travolta.

Bukuroshja e cila ka lindur dhe jeton në Kanada, theksoi se Travolta është një person shumë i dashur dhe një idhull për të.
“Ishte si një ëndërr për mua sepse gjithmonë e kam adhuruar si aktor. Me një aktor të tillë ti mund të mësosh duke luajtur vetëm në krah të tyre. Ai ishte jo vetëm profesionit por edhe shumë i thjeshtë, njerëzor, i dashur.

Ai mori vesh që më pëlqenin patatet e skuqura dhe e porositi kuzhinierin e tij të mi gatuajë,ose kërcente me mua në pushimin e drekës dhe ishte tamam ëndërr”, shprehet ajo.
Përveç aktrimit, Ana Golja njihet edhe si këngëtare e regjisore, ku së fundi ishte edhe vetë protagoniste në filmin e saj “The Cuban”.


