Fifi flet për momentin kur zbuloi gjininë e fëmijës: Nuk e doja djalë, kam qarë 40 minuta

Showbiz

Fifi flet për momentin kur zbuloi gjininë e fëmijës: Nuk e

Këngëtarja Filloreta Raçi - Fifi ka bërë së fundmi një deklaratë që ka ngjallur reagime në rrjet, gjatë një bisede në podcastin “Mam” të moderatores Orinda Huta, ku foli hapur për përjetimin e saj të mëmësisë.

Teksa rrëfente emocionet dhe pritshmëritë gjatë shtatzënisë, interpretuesja e hitit “Marova” tregoi se ka pasur një moment të vështirë kur mësoi gjininë e fëmijës, pasi kishte dëshiruar shumë të bëhej me vajzë.

“Kam qenë duke fluturuar prej Boston në New York dhe më erdhi njoftimi, ma dërgoi gjinekologia dhe unë i thashë ‘të lutem mos më trego që është çun’ dhe ajo më tha ‘Zemra është çun’. Kam qarë 40 minuta në aeroport, e doja gocë. E doja gocë sepse unë i dua shumë gocat, e doja gocë sepse Adisi e ka një djalë, e doja sepse doja që ai ta përjetonte për herë të parë me mua gocën”, kujtoi Fifi.

Këngëtarja e pranoi se reagimi i saj ishte i sinqertë dhe i menjëhershëm, duke treguar se e kishte imagjinuar ndryshe ardhjen e fëmijës, por më pas gjithçka ndryshoi me lindjen dhe me përjetimin real të mëmësisë.

Fifi është nënë e një djali, Theo Mal, nga lidhja e saj me sipërmarrësin Adis Patushi. Ky i fundit ka edhe një fëmijë më të madh, Troin, nga lidhja e mëparshme me modelen Adrola Dushi. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion