“Festofsh me engjëjt”/ I vëllai gardist vrau veten, këngëtarja e kujton për ditëlindje: Të do motra…
Lajmifundit
/
23 Shkurt 2025, 19:09
Aktualitet

Këngëtarja Sheila Haxhiraj ka kujtuar vëllain e saj të ndjerë për ditëlindje, Henri Haxhiraj, i cili i dha fund jetës duke u vetëvrarë me armën e shërbimit disa muaj më parë.
Përmes një postimi në TikTok, ajo ka përgatitur një banderolë të madhe me portretin e tij, të cilën e ka lëshuar në qiell me flamuj.
“Gëzuar ditëlindjen zemra ime! Ti do mbetesh gjithmonë 36-vjeçari i përjetshëm. Te do motra shume, Festofsh me Ëngjëjt sot!”, shkruan ajo, ndërsa në sfond dëgjohet edhe kënga që ajo i ka dedikuar pas vdekjes.


