Fero martohet për herë të dytë, publikon foto
Lajmifundit
/
23 Shkurt 2025, 20:30
Showbiz

Ish-këngëtari nga Gjilani, Feronit Shabani – Fero, është martuar të dielën. Ai i ka dhënë fund beqarisë me një vajzë misterioze, ndonëse tashmë është distancuar nga jeta publike.
I njëjti ka kohë që është shkëputur për shkak të përkushtimit të tij ndaj fesë islame, ku edhe siç ka thënë gruaja e tij e tanishme i përket të njëjtit besim. Në një postim në InstaStory, ish-reperi njofton fansat se u martua sërish.
Kjo është martesa e dytë për Feron, pas asaj me modelen nga Kumanova, Arbenita Ismajli.



