Çfarë ndodhi? Elon Musk shfaqet me sy të nxirë në konferencën me Donald Trump

Bota

Çfarë ndodhi? Elon Musk shfaqet me sy të nxirë në

Gjigandi i teknologjinë, Elon Musk u shfaq me një mavijosje në fytyrë në konferencën e përbashkët të zhvilluar me presidentin Trump, për t’i dhënë lamtumirën Musk, i cili ka dhënë dorëheqjen nga administrata e presidentit.

I pyetur për gazetarët për shenjën e dukshme në syun e djathtë, Musk u shpreh: “Nuk ka asgjë si një grusht në fytyrë i një pesëvjeçari”, duke sqaruar se ishte djali i tij i vogël, i cili e ka goditur me grusht në fytyrë.

“I thashë, ‘Hajde, më godit në fytyrë’, dhe ai e bëri”, u tha Musk gazetarëve.

Elon Musk ka dhënë dorëheqjen nga administrata e Trump 130 ditë pas ardhjes së këtij të fundit në pushtet. Ai ka mbajtur pozicionin e punonjësit të posaçëm në Departamentin e Efikasitetit të Qeverisë (DOGE), për reduktimin e shpenzimeve federale.

Konferenca e përbashkët u zhvillua pas një skandali që qarkulloi udo nëpër mediat botërore, ku thuhej se Musk ka përdorur një përzierje drogërash gjatë fushatave zgjedhore, pretendime këto që janë hedhur poshtë nga vetë ai, por dhe nga presidenti Trump.

ME TE LEXUARAT