Çfarë do të ndodhë me shtëpinë e tij, a do t`ja marrë banka? Laert Vasili: Situata është e rënduar

Showbiz

Çfarë do të ndodhë me shtëpinë e tij, a do

Laert Vasili, i cili u shpall i treti në finalen e madhe të Big Brother, ishte sot në një rrëfim në Shqipëria Live në Top Channel.

Laerti foli edhe në lidhje me problematikën që ai ka me banesën e tij, arsye për të cilën ai u fut në Big Brother.

“Njerëzit më pyesin tani çfarë do bësh, se sakrifikove katër muaj, shoh sytë e nënës sime që më shohin me pikëpyetje, pra kjo është gjendja e rënduar.

‘Me shtëpinë çfarë do bësh, do ia lesh bankës’ kjo është pikëpyetja e nënës sime”, tha ai.

Ai tregoi sesi ndihet pas daljes nga shtëpia dhe si e pret publiku jashtë.

“Kështu e kisha parashikuar edhe unë finalen. Më vjen mirë që eci në rrugë dhe ‘sagapo Laerti’ është bërë lajtmotivi i ri, falë nënës sime, të gjithë më shtrëngojnë dorën me dashamirësi”, tha ai.

Por sa i përket situata në shtëpi, ai tha se emri i tij është përdhosur dhe se janë lëshuar shumë ofendime ndaj tij, për të cilat tha se përfaqësuesit e tij ligjor do të shohin nëse do të ketë një padi apo jo.

“Ka pasur aq shumë ofendime sa mund të shkojnë në ndjekje penale, atë do e mendojnë përfaqësuesit e mi ligjorë. Jam ndjerë i përdhosur i përbaltur, është prishur imazhi im sidomos ai i profesionit. Jemi në lojë, por nuk je me nivelin tënd në lojë.

Gjendja është e rënduar, shumë e rënduar. Në asnjë mënyrë nuk do ta ribëja si eksperiencë, kurrë”, tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion