"Faleminderit që bën magji", diva e muzikës Beyonce surprizon stilistin shqiptar

Showbiz

"Faleminderit që bën magji", diva e muzikës Beyonce

Stilisti i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Ai ka marrë një tufë madhështore me trëndafila të bardhë dhe një letër falënderimi nga ikona globale e muzikës, Beyonce. Në mesazhin e saj, ylli botëror e falënderon Sahitin për krijimin e fustaneve të mrekullueshme dhe energjinë pozitive që i ka sjellë.

“Valdrin, faleminderit shumë që bën magji të ndodhë dhe krijon fustanet më të bukura! Të dërgoj gëzim dhe dashuri. Beyonce,” - shkruan ajo në letër.

Ky gjest i veçantë konfirmon bashkëpunimin mes stilistit shqiptar dhe një prej emrave më të mëdhenj të muzikës botërore, duke theksuar kështu arritjet e mëdha të Sahitit në botën e modës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion