Eva Longoria tregon pse është e lumtur që u bë nënë në moshën 43-vjeçare

Showbiz

Eva Longoria tregon pse është e lumtur që u bë

Aktorja amerikane Eva Longoria ka folur hapur për rrugëtimin e saj drejt mëmësisë, të cilin e përjetoi pas të 40-ave. Në një intervistë për The Times, 50-vjeçarja rrëfen pse është mirënjohëse që solli në jetë djalin e saj në moshën 43-vjeçare dhe jo më herët.

Eva dhe bashkëshorti i saj, producenti meksikan José Antonio Bastón, me të cilin është e martuar që prej vitit 2016, u bënë prindër të vogëlushit Santiago më 19 qershor 2018. Që prej asaj dite, thotë aktorja, gjithçka ka ndryshuar “në mënyrën më të bukur të mundshme”.

Longoria e sheh të qenit nënë pas të 40-ave si një bekim të vonuar, por shumë të saktë në kohë.

“Kur bëhesh nënë pas të 40-ave, ke shumë më tepër mençuri dhe durim,” –thotë ajo.
“Për kaq shumë kohësh, jeta ime ka qenë 100% e përqendruar te vetja. 40 vite që ia dedikova vetes ishin më se të mjaftueshme. Jam me fat që u bëra nënë më vonë: më parë kam udhëtuar, kam punuar, kam bërë gjithçka që doja për karrierën. Tani çdo gjë që bëj është si qershia mbi tortë dhe mund ta ndaj me djalin tim.”

Ish-ylli i Desperate Housewives pranon se ndonjëherë ëndërron “të kishte trupin e 20-vjeçares dhe mendjen e një 50-vjeçareje”, por në të vërtetë dëshira e saj më e madhe është një plakje sa më e shëndetshme:

“Të gjithë plaket. Është e pashmangshme, ndaj s’më mbetet veçse ta pranoj. Dua të plakesha mirë: të lëviz, të ec në natyrë, të ngjitem e të zbres shkallët. Ende e mbaj djalin në krahë dhe ai tashmë është 7 vjeç!”

Që prej lindjes së Santiagos, Eva Longoria ka ndryshuar mënyrën si i sheh projektet profesionale. Roli i aktores dhe regjizores tani filtrohet përmes rolit të nënës.

“Familja është prioriteti im. Nëse them ‘po’ për diçka që më largon nga ata, duhet të jetë diçka që e dua vërtet shumë dhe me njerëz me të cilët dua me gjithë zemër të punoj,” – shpjegon ajo.

Kjo do të thotë më pak projekte, por më shumë cilësi dhe më shumë kohë për të qenë e pranishme në përditshmërinë e djalit.

Në intervistë, Longoria flet me shumë mirënjohje edhe për bashkëshortin, José Antonio Bastón, i cili, sipas saj, është një shtyllë e fortë në jetën e saj familjare dhe profesionale:

“Jam shumë me fat që ndaj me të të njëjtat ëndrra dhe objektiva. Ai i inkurajon plotësisht ambiciet e mia dhe më mbështet në çdo gjë që dua të realizoj.”

Sot, Eva Longoria është në një fazë ku nuk ndjen më nevojën të provojë asgjë për askënd:
karrierën e ka ndërtuar, suksesin e ka shijuar, dhe tani fokusi i saj kryesor është një të jetë një nënë e pranishme, aktive dhe e lumtur.

Për të, të bërit nënë në moshën 43-vjeçare nuk ishte vonë ishte pikërisht koha e duhur.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion