Ermal Mamaqi tregon shifrën marramendëse që ka shpenzuar për filmin “I love Tropoja”

Showbiz

Ermal Mamaqi tregon shifrën marramendëse që ka shpenzuar për

Gjatë një interviste të dhënë për “NIN”, aktori i njohur i humorit Ermal Mamaqi ka treguar së fundmi se sa ka kushtuar filmi “I love Tropoja”.

Ermali jep shifrën marramendëse që i është dashur të shpenzojë për të prodhuar “I love Tropoja”.Kishim një histori suksesi dhe e dinim se si t’i maksimalizonim të gjitha hyrjet ose shfaqjet dhe bashkë me ekipin pata një organizim shumë të madh në shpërndarjen e filmit, por edhe prodhimi ka pasur më shumë aktorë.

Ata ishin më me kualitet. Kostoja ka qenë 3-fishi i ‘Dy gisht mjaltë’. I ka kaluar 750 mijë euro për ta prodhuar si film ‘I love Tropoja’”, tha Ermali.Ndërkohë që në muajin tetor, Ermali do të sjellë një tjetër film që do të jetë i zhanrit komedi. Në të do të marrin pjesë shumë personazhe të famshëm, mes të cilëve Megi Pojani, Klea Huta, Jonida Vokshi etj.

ME TE LEXUARAT