Erjola flet me Romeon për Silvin: Unë kur pëlqej dikë dukem

Showbiz

Erjola flet me Romeon për Silvin: Unë kur pëlqej dikë dukem

Teksa qëndronte me Romeo Veshajn në dhomën e gjumit në orët e para të mëngjesit, Erjola Doçi ka folur me të lidhur për ‘pëlqimin’ ose të paktën ashtu është përfolur brenda shtëpisë, që ajo ka për Silvin, një prej banorëve që është bërë pjesë e shtëpisë pak kohë më parë.

Ajo shprehet se kur pëlqen dikë, duket, dhe me Silvin nuk ka patur asnjë shkëndije që në fillim të hyrjes së tij, çka nënkupton se nuk ka diçka ndaj tij.

“Unë kur pëlqej dikë dukem, këtu nuk ka si ndodh po… dukem. Domethënë jam ekspresive, nuk di si ta shpjegoj, kuptohet.  Unë o e kam direkt, s’më vjen me kalimin e kohës”, ka thënë Erjola.

 

ME TE LEXUARAT