Emri+Foto/ Tragjike, kryen vetëvrasje ylli i “Disney”

Showbiz

Emri+Foto/ Tragjike, kryen vetëvrasje ylli i “Disney”

Këngëtarja dhe tekstshkruesja e famshme me origjinë nga Hong Kongu, Coco Lee ka ndërruar jetë në moshën 48-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë me dije familjarët e saj, të cilët kanë thënë se Lee kreu vetëvrasje.

Motrat e saj Carol dhe Nancy Lee, në një postim në Facebook thanë se Coco vuante prej vitesh nga depresioni, ndërsa gjendja e saj ishte rënduar së fundmi.

“Megjithëse Coco mori trajtim profesional dhe bëri maksimumin për të luftuar depresionin, fatkeqësisht demoni brenda saj, mori më të mirën te ajo”, thuhet në deklaratë.

 E lindur në Hong Kong, ajo u zhvendos në SHBA ku kreu shkollën fillore dhe të mesme dhe pati një karrierë të suksesshme në Disney. Coco ishte gjithashtu një këngëtare shumë e suksesshme e muzikës pop në Azi.

Ajo ishte zëri i Mulan-it në filmin vizatimor të famshëm të përshtatur nga Disney.

ME TE LEXUARAT