Elton Ilirjani zbulon surprizën e madhe që e pret Parashqevinë pas daljes nga spitali!

Elton Ilirjani ka zbuluar se këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka dalë nga spitali psikiatrik, pasi iu nënshtrua terapive një muaj më parë.
Krahas fotove të bukur të Parashqevisë, biznesmeni ka zbuluar surprizën e madhe që e pret artisten në lidhje me rrugëtimin e saj në muzikë.

"Rrugëtimi i saj do të rinisë, do shkoj t’ia jap lajmin e mirë që ajo mezi po e pret. Do t’i çoj dhe byrek me spinaq, që ajo e ka shumë qejf. Kjo s’do të thotë se çdo gjë ka kaluar. Unë e di që kur ajo të dalë, do të vazhdojë me dëshirat e saj, me mënyrën si e shikon të gjithë këtë gjendje, por ne do të jemi aty për ta ndihmuar.
Ky ka qenë një muaj me shumë dhimbje, me shpresë, me frikë, por po ia dalim.
I bëj thirrje të gjitha grave shqiptare, ato që kanë kohë të lirë, që të mund të na ndihmojnë gjatë akomodimit të Simakut në shtëpinë e saj të re. Apo për të qëndruar me të gjatë ditës dhe natës, për t’i qëndruar pranë. Do doja ta bëja unë këtë punë 24/7, por kushtet e mia nuk ma lejojnë.
Nuk kam fjalë nga gjithë kjo eksperiencë, ka qenë shumë e bukur dhe shumë lodhëse.Dalja nga spitali nuk do të thotë që ka kaluar problemi, do të thotë që puna fillon këtu”, tregon ai në rrjetet sociale.


