Egli Tako flet për herë të parë për bashkëpunimin me Olsi Bylykun/ Ja çfarë zbulon këngëtarja

Showbiz

Egli Tako flet për herë të parë për bashkëpunimin

Këngëtarja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 4, Egli Tako, e ftuar ne nje studio televizive ka folur hapur për hapat e parë në muzikë dhe rrugëtimin e saj artistik.

Gjatë intervistës, ajo u ndal te bashkëpunimi i saj i parë muzikor me aktorin dhe këngëtarin Olsi Bylyku, me të cilin dikur ishte edhe në një lidhje. Egli u shpreh se ai projekt zë një vend të veçantë në karrierën e saj dhe se do ta kujtojë gjithmonë me mirënjohje.

“Do flisja përgjithmonë me shumë mirënjohje dhe kënaqësi për këtë material muzikor, pasi ka qenë materiali i parë”,-tha ajo.

Artistja shtoi se në muzikë jo çdo projekt arrin të prekë publikun në masën e dëshiruar.

“Të gjithë artistët e dinë se jo çdo material që lansojnë arrin të prekë një masë të madhe të popullit. Ky ka qenë materiali im i parë që arriti të prekë të gjithë shqiptarët anë e mbanë botës, kudo që ishin” -u shpreh Egli.

Në fund, ajo theksoi se për atë bashkëpunim dhe për Olsi Bylykun ruan vetëm mirënjohje, duke vlerësuar rëndësinë që ai projekt pati në nisjen e karrierës së saj artistike, pavarësisht historisë së tyre personale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion