"Do sulmoj...", Loredana nga Vlora, vjen nga Italia e Londra dhe hyn në "Big Brother Albania Vip 4"
Jane zbuluar mbremjen e djeshme banoret qe e nisin kete sezon te Big Brother Vip Albania 4.
Laert Vasili hyn në Big Brother Albania Vip 4: Jam i përgatitur për luftë

Laert Vasili, aktor, ka hyre ne Big Brother Albania Vip 4 si personazhi i fundit ne puntaten e sotme qe hyn ne shtepi.
"Ai tha se eshte rritur nga prinder ushtarake dhe eshte gati per lufte pasi eshte mesuar te jetoje ne rrethim".
"Do sulmoj...", Loredana nga Vlora, vjen nga Italia e Londra dhe hyn në "Big Brother Albania Vip 4"

Loredana Brati, 25 vjece nga Vlora, e shkolluar ne Itali dhe e zhvendosur ne Londer ku punon si modele, ishte banorja e parafundit qe hyri ne BBA Vip Albania 4.

"Une do sulmoj, po hyj ne Big Brother sepse me pelqejne sfidat, jam singel dhe po erdhi lidhja, miresetevije", tha ajo.
Nga Përputhen në BBA Vip Albania 4, Livia Bunga hyn në shtëpi

Nga Perputhen ne Big Brother Albania Vip 4, Livia Bunga eshte banorja e re.
Ajo prezantua me ane te nje kercimi me Megi Pojanin.
"Linda në trup të gabuar...", Amber, banori i radhës në Big Brother Albania Vip 4

Amber, mashkulli i kthyer ne femer, eshte banori i radhes qe hyn ne Big Brother Albania Vip 4.
Ai deklaroi se ka lindur në trup të gabuar, për këtë më pas ka vendosur të kthehet në femër.
Aldo Marku, regjisor, banori i radhës që i bashkohet "Big Brother Albania Vip 4"

Aldo Marku, regjisor nga Laci eshte banori i radhes qe ka hyre ne BBA Vip Albania 4.
Ai theksoi se shpreson qe njerezit te marrin mesazhe dhe te inspirohen nga historite e tij ne spektakel.
"E kam nisur jetën disa herë nga zero", Rozana Radi hyn në "Big Brother Vip Albania 4"

Rozana Radi hyri ne Big Brother permes nje interpretimi kenge ne skenen e spektaklit.
Ajo tha se publiku njeh shume nga arti i saj por nuk njeh skutat e reja qe mund ti nxjerrin ne pah njerez te rinj.
"Ne jeten time kam pasur shume dite ne zero, por pas zeros ka gjithmone jete dhe vazhdim", tha Rozana Radi, duke shtuar se do beje miq dhe armiq.
"Këngëtari nga Laci me muskuj" Jozi, banori i radhës që hyn në "Big Brother Vip Albania 4"

Jozi, nje kengetar nga Laci eshte banori i radhes qe ka hyre ne BBA Vip Albania 4.
I riu i cili eshte prezantuar si kengetar nga Laci, ne fakt ka hyre gjysme i zhveshur ne spektakel duke vee ne pah fizikun e palestruar.
Xum Allushi, banori i radhës që hyn në "Big Brother Albania Vip 4"

Xum Allushi, personazh i rrjeteve sociale eshte banori i radhes qe hyn ne Big Brother.
"Si Big Brother, ashtu edhe une, kemi nevoje per njeri tjetrin", tha ai, duke shtuar se eshte momenti i tij.
Gazetare dhe ish-kandidate për deputete, Gerta Gixhari hyn në "Big Brother Albania Vip 4"

Gerta Gixhari, gazetare, moderatore dhe ish kandidate per deputete eshte banorja e radhes qe hyn ne Big Brother.
Ajo tha se hyn ne spektakel me qellim per te fituar cmimin e madh 100 mije euro.
Edhe pse tha ne klip se nuk ka lene gje pa bere, gjate hyrjes ne shtepi, tha se nuk keni pare gje akoma.
Gerta Gixhari eshte motra e Olta Gixharit, ish banore e BBA Vip.
Këngëtari Klajdi Musabelliu, banori i radhës që hyn në "Big Brother Albania Vip 4"

Klajdi Musabelliu eshte banori i radhes qe hyn ne Big Brother Albania Vip 4.
Ai tha se e pranoi me kenaqesi ftesen per tu rikthyer edhe njehere ne skene dhe ne vemendjen e publikut pas suksesit qe ka pasur ne muzike.
Këngëtarja nga Kosova "Gili", hyn në Big Brother Alvania Vip 4 bashkë me djalin

Kengetarja shqiptare nga Kosova Gili bashke me djalin e saj Redon Berani kane hyre ne Big Brother Albania Vip 4 si nje banor i vetem.
Hyrja ne spektakel prej tyre u realizua pas nje performance ne skene.
Gili tha se nese djali i saj gjen nje vajze qe ia vlen ne spektakel, ajo do ta miratoje vendimin e tij.
Një polic në Big Brother Albania Vip 4, "Zebërvoki", banori i pestë që hyn në shtëpi

Marius Dervishi, i njohur edhe me emrin artistik Zebervoki, eshte banori i 5 qe hyn ne Big Brother Albania Vip 4.
Ai u prezantua si autor filmash ne drame, humor dhe aksion ndersa tha se tashme eshte punonjes policie, me detyren inspektor krimesh.
Valbona Mëhilli, gazetare, banorja e katërt që hyn në shtëpinë e "Big Brother Albania VIP 4"

Valbona Mhilli, gazetare dhe moderatore, eshte banorja e katert qe hyn ne Big Brother Albania Vip 4.
Gazetarja Mhilli tregoi se punoi ne media kater sezone, por e hoqen nga puna pas nje gafe ne transmetim ne oret e para te mengjesit me fjalen holokaust te cilen nuk e shpjegoi sic duhet.
Olsi Abazi, banori i tretë që hyn në shtëpinë e "Big Brother Albania VIP 4"

Olsi Abazi, producent, eshte banori i trete qe hyn ne shtepine e Big Brother VIP.
Ai e quajti veten "hallexhi" per shkak te sfidave me te cilat e ndesh profesioni dhe tha se pasi hyn ne BBA Vip, sfida eshte te dalesh sic duhet nga aty.
"G-Bani", banori i dytë që hyn në shtëpinë e "Big Brother Albania Vip 4"

Alban Perlala, i njohur edhe si kengetar i hip popit, G Bani, eshte banori i dyte qe hyn ne Big Brother.
Ai tha se hyn ne spektakel per te treguar veten.
Prezantimi i tij u be me nje duet me Anxhela Peristerin.
Egli Tako, banorja e parë që hyn në shtëpinë e "Big Brother Albania Vip 4"

Egli Tako eshte banorja e pare e Big Brother Vip Albania 4.
Ajo theksoi se hyn ne spektakel per te treguar veten e saj sic eshte ne te vertete 24 ore ne 24 pasi deri tani nga raportimet e medias, sipas saj publiku nuk e ka njohur.

Ajo ka shprehur habi per shtepine dhe pasi u njoftua se mund te zgjedhe shtratin, vendosi te zgjedhe ate blune.
Në studio nderkohe ndodhen dy pensionistët e Big Brother Vip, Arbër Hajdari dhe Neda Balluku.
“Kam bërë mirë që i kam besuar zemrës sime, edhe sot si për ironi të bukur të fatit jemi në Big Brother Vip 4. Jam shumë e lumtur që jam këtu, faleminderit për besimin”, u shpreh Neda Balluku.
“Media më e madhe e shqiptarëve bën programin më të madh të shqiptarëve me produksionin më profesionist që unë kam njohur në gjithë trojet shqiptare dhe padyshim nuk kisha si të mos isha pjesë”, u shpreh Arbër Hajdari.