Egli la shtëpinë, Gjesti thirret menjëherë në Dhomën e Rrëfimit! Banorët nisin akuzat!

Showbiz

Egli la shtëpinë, Gjesti thirret menjëherë në

Një moment i papritur ka ndodhur në “Big Brother VIP Albania” kur banorëve iu kumtua lajmi se Egli Tako ishte larguar nga gara për arsye shëndetësore.

Reagimi i Gjestit, një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Ai ka qëndruar i shtangur dhe në heshtje, pa thënë asnjë fjalë, pas marrjes së këtij lajmi të papritur. Ky moment ka ngjallur një atmosferë të tensionuar, ndërsa Amber dhe Jozi i janë drejtuar Gjestit me gisht, duke e fajësuar për gjendjen shëndetësore/emocionale të Eglit, që çoi në largimin e saj nga gara.

Ata sugjeruan se debatet dhe tensionet që ndodhnin mes Gjestit dhe Eglit mund të kenë ndikuar në përkeqësimin e shëndetit të saj dhe largimin e saj vullnetarisht.

Pas njoftimit të largimit të këngëtares nga gara, Gjesti është thirrur menjëherë nga produksioni dhe është dërguar në dhomën e rrëfimit.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion