Edisa Demollari rrëfen dhimbjen personale: E donim një fëmijë, por nuk ndodhi

Showbiz

Edisa Demollari rrëfen dhimbjen personale: E donim një

E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Edisa Demollari, ka ndarë detaje personale nga jeta e saj, duke folur hapur për përjetimet brenda dhe jashtë spektaklit.

Gjatë intervistës, ajo është ndalur te presioni social që ka ndjerë për moshën dhe statusin e saj familjar, duke theksuar se shpesh është gjykuar padrejtësisht nga opinionet në rrjetet sociale dhe publik.

Demollari ka rrëfyer me emocione të forta dëshirën e saj për të qenë nënë, duke e quajtur atë një nga ëndrrat më të mëdha personale. Ajo ka treguar se në një marrëdhënie të mëparshme, që ishte drejt martesës, çifti ka tentuar për një periudhë të gjatë të bëhej prind, por pa sukses.

“E kemi dashur shumë një fëmijë, por nuk ndodhi,” është shprehur ajo, duke shtuar se kjo situatë ka sjellë vështirësi dhe tensione në marrëdhënie, deri në ndarje.

Edisa ka treguar gjithashtu se kanë kaluar momente të vështira emocionale, përfshirë pritjen e rezultateve negative të testeve të shtatzënisë, pavarësisht dëshirës së madhe për të krijuar familje.

Në fund, ajo theksoi se disa gjëra nuk varen gjithmonë nga njeriu dhe se jeta ka mënyrën e saj për të vendosur rrjedhën e ngjarjeve.

ME TE LEXUARAT