E trishtë! Ndahet nga jeta inxhinieri dhe zëri i dokumentarëve shqiptarë, Spiro Konduri

Showbiz

E trishtë! Ndahet nga jeta inxhinieri dhe zëri i dokumentarëve

Sot, 16 Mars 2024, ka mbyllur sytë përgjithmonë Spiro Konduri, inxhinier dhe operator zëri në shumë filma shqiptarë të Kinostudios.

Lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të operatorit të zërit të filmave shqiptarë e ka bërë të ditur djali i tij përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shkruan:

“Te dashur miq ,shoke,e kolege ,I shtrenjti babai im Spiro Konduri nderroi jete . Per varrimin dhe vendin e pritjes se vizitave do t’ju njoftojme perseri.”

Spiro Konduri lindi në Durrës më 20 qershor 1941, ku kreu edhe shkollën e mesme. Ne vitin 1964 mbaroi studimet e larta ne Universitetin e Tiranës si inxhinier elektronik. Punoi deri ne vitin 1969 si inxhinier ne Radiostacionin e Shijakut dhe po në këtë kohë u transferua në Radio-Tirana vendi ku punon deri në vitin 1975.

E trishtë! Ndahet nga jeta inxhinieri dhe zëri i dokumentarëve

Në Kinostudio filloi të punojë si operator zëri në filmin dokumentare. Filmi i tij i parë ishte “Arbëreshet” , i cili u nderua me çmim për kolonën zanore. Paralelisht merrej me regjistrimi e zërit edhe në disa filma vizatimore. Filmi i parë artistike ku regjistroi kolonën zanore ishte “Gjeneral gramafoni” – 1978. Deri në vitin 1991 realizoi rreth 20 filma te tjerë artistike, përveç filmave dokumentare dhe vizatimore.

Për filmin vizatimore “Peshorja” është nderuar me çmim. Ndër filmat artistike bëjnë pjesë: “Në shtëpinë tonë” – 1979; “Qortimet e vjeshtës” – 1981; “Në çdo stine” – 1981 (nderuar me cimim); “Vendimi” – 1984; “Dhe vjen nje dite” – 1986; “Përralle nga e kaluara” – 1987; “Vrasje ne gjueti” – 1987; “Kthimi i ushtrisë se vdekur” – 1989;

Ne vitin 1991, kaloi përsëri si inxhinier dhe ne v. 1992 ishte kryeinxhinier ne Radio-Tirana. Filmi i tij i fundit ishte dokumentari “Bora qe bie ne det” realizuar ne vitin 1999.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion