E trishtë, këngëtarja e njohur në zi, humb njeriun e shtrenjtë
Lajmifundit
/
1 Qershor 2024, 16:29
Showbiz

Këngëtarja e mirënjohur Teuta Selimi sot është në zi. Kjo pasi babai i saj është ndarë nga jeta.
Lajmin e ka bërë me dije vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në rrjete sociale teksa më tej ka njoftuar se ceremonia e varrimit zhvillohet sot nga ora 13:30 në kryeqytet.
Rikujtojmë që gjatë muajit të kaluar këngëtarja denoncoi për dhunë që bashkëshorti dhe vëllai kishin ushtruar ndaj saj. Denoncimi i parë prej saj erdhi për bashkëshortin, ku konflikti verbal mes çiftit u përshkallëzua në dhunë fizike, kur Patriku qëlloi disa herë në kokë Teutën.



