"E simpatizoj...", ky banor i "BBV" shpreh pëlqimin për Rizartën: Për moshën që ka...

Showbiz

"E simpatizoj...", ky banor i "BBV" shpreh pëlqimin

Duket se në shtëpinë e “Big Brother Vip” po lind një histori e re “rozë”. Ditën e sotme, Aldo, teksa ka qenë duke bisedua me Mikelën ka shprehur se ka një simpati për Rizartën.

“E simpatizoj. Fjala admiroj është shumë e madhe por për moshën që ka, e admiroj.

Dhe nëse ka diçka, nëse do ketë diçka, do jetë e vërtetë. Kështu 100 %. Por nuk është prioritet, nëse lind diçka, lind”– tha Aldo.

“Kështu duhet të jetë”- iu përgjigj Mikela e cila më pas e pyeti: “Si të duket nga ana tjetër deri tani, meqë thua e kupton?

Aldo u përgjigj se i duket që simpatia e Rizartës për të është reciproke, duke shtuar “Për më shumë nuk e di, për këto vlerësimet që po flisja, më duket reciproke”.

A do ia kthejë Rizarta ndjenjat Aldos?

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion