E quajti p*dofil/ Gimbo i kërkon falje Mirit, banori ia hedh poshtë: Duhet të vinte prime të kërkoje falje?

Showbiz

E quajti p*dofil/ Gimbo i kërkon falje Mirit, banori ia hedh poshtë:

Debate të ashpra janë zhvilluar mes Mirit dhe Gimbos gjatë ditëve të fundit në Big Brother për shkak të Selin.

Gimbo i është drejtuar Mirit me fjalën “pedofil” për të cilën kërkoi ndjesë gjatë këtij prime. Nga ana e tij, Miri tha se nuk ia pranon faljen.

Sa për shikimet që pretendon Gimbo, Miri tha se Selinën e ka admiruar për sjelljen e saj.

Miri: Ai vjen me një mënyrë të shëmtuar, më sulmon. Më vjen turp kur I shoh ato pamje, nuk e kuptoj ccfar problem ka me mua kur flet vetëm për Selin. Kush është ky? Pse më thotë mua pedofil?

Gimbo: Më vjen keq për fjalorin që kam përdorur. Ndoshta kam qenë i nxehur. Ndoshta është jo fjalë e duhur. Unë i kam thënë po të isha në vendin tënd me një grua dhe fëmijë jashtë, pranon të flejë në shtrat me një vajzë…

Miri: Jo jo, mashtrim nuk bën dot. Mos e mashtro këtë situatë se del ti shumë keq. Atë fjalë unë nuk e kam thënë.

Gimbo: Një njeri që thotë ajo vajzë ka qenë single… Më vjen shumë keq për fjalën që kam thënë, i kërkoj falje edhe Mirit.

Miri: Duhet të vinte prime të kërkoje falje? A e di çfarë komenti ke bërë, sa ke treguar për veten? Faljen nuk ta pranoj kurrë për këtë gjë se e ke thënë fjalën me qëllim që të dal nga vetja dhe të reagoj, pastaj dihet si shkon situate.

Ledion: Në rastin e Rogertit nuk e ke vënë ujin në zjarr, në rastin e Gimbo e ke bërë kaq të madhe

Miri: Kam qenë më gjaknxehtë, kam kuptuar që këtë lloj loje dhe vrulli që kanë marrë këta duke më poshtëruar, i kuptoj pse i bëjnë dhe do ruaj qetësinë.

Selin: Është shumë qesharake. Miri nuk ka faj se edhe kur u bë tema e incestit, unë  e kam mbrojtur. Në këtë rast nuk pata mundësinë ta mbroja se nuk kemi më të njëjtën marrëdhënie. I kemi thënë Gimbos që fjala ishte e gabuar.

Miri:  Sa për shikimet, Selinën e admiroja për mënyrën sesi përgjigjej. Momenti i dushit, më ka thirrur dhe më ka thënë pjesën e xhelozisë./BBVA5

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion