“E prisja…”- Pse arriti deri në atë pikë situata me Kristin?! Keijsi sqaron: Te partnerja e tij asnjë mashkull nuk…

Showbiz

“E prisja…”- Pse arriti deri në atë pikë

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Keijsi, i cili përfundoi rrugëtimin e tij në edicionin e pestë të Big Brother VIP pasi u përjashtua nga gara për shkak të një Zarfi të Zi.  Ai ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me gjithë këtë eksperiencë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

A është mërzitur Keijsi sepse rrugëtimi i tij përfundoi dhe a e priste këtë vendim?

E prisja. Kryesor ishte momenti me Kristin, por edhe të gjitha gjërat që ishin bërë kohët e fundit, ishin mbledhur bashkë. Ajo ngritja e zërit më shum dhe kundërpërgjigjet që unë kam dhënë gjithmonë. 

Pse arriti deri në këtë shkallë debati me Kristin?

Po përpiqesha të kafshoja gjuhën, por nuk e bëra dot më sepse ai djali bullizoi një femër dhe e kërcënoi në njëfarë mënyre duke i thënë që mi zhduk rrobat nga krevati ose do t’i hedh në pishinë. Ajo goca është partnerja ime dhe unë kam të drejtën e botës që ta mbroj. Ai ishte një ngacmim i pastër për të arritur te unë. 

Ndër të tjera ai theksoi:

Asnjë mashkull nuk besoj se do të duronte te partnerja e vet. 

Elona e pyeti se me këtë ai nënkupton që Kristi “përdori” Inën për të arritur te ai?

Absolutisht që po dhe ia dhashë me kënaqësinë më të madhe. 

Nuk e mendoi Keijsi në asnjë moment që të bënte një hap pas?

Aspak. Jo, jo. 

Nuk ndihet i penduar dhe i mërzitur?

Për asnjë lloj gjëje nuk ndihem i penduar dhe i mërzitur. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion