“E paturp, je nënë vetë”/ Debat i ashpër mes Ilnisës dhe Ledjonës: Po përdor emrin e vajzës…

Showbiz

“E paturp, je nënë vetë”/ Debat i ashpër mes

Një debat i ashpër ka ndodhur mes Ilnisës dhe Ledjonës gjatë spektaklit të BBV.

Pjese nga debati

Meritoni: Më tha që vajza e saj quhet Miki. Ne po bënim debat. Nuk kemi nevojë t’i përfshijmë fëmijët. Unë vetë jam baba, kam djalë 5 vjeç. Nuk kemi nevojë t’i përfshijmë

Ledjona: Ti e fute fëmijën

Meritoni:Ti njihesh për viktimizim.

Ledjona: Ti nuk lëndohesh nëse ta përdorin fëmijën? Gruaja që ke në krah e di si quhet vajza ime. Si të dbeatoja unë me ty kur ti gjithë kohësh më thërrisje emri ne vajzës.

Meritoni: Ti më ke provokuar ndaj Romeos. Unë kam filluar ta humbas besimin këtu brenda sepse po shoh fytyrat.

Erjola: Poshtërsia më e madhe e tij është që thotë se nuk ia ka thënë Ledjona që vajza ka atë emër, dhe ja ku doli.

Ledjona: Kurrë nuk ta kam përfshirë fëmijën.

Meritoni: Mos u viktimizo. Ta thanë dhe komentet që je personi që vetëm viktimizohet.

Ledjona: Është turp për ty që je prind vetë që e sjell situatën këtu.

“Unë nuk e dija në fillim si ishte situata, tani e kam më të qartë. Jam kaq e drejtpërdrejtë, në ka diçka që nuk bëj do është të kamufloj situata. Këta të dy kanë filluar ,kanë disa ditë që loja e Mikit është hapur. Unë nuk e dija që Ledjona i ka thënë se e bija kishte atë emër. Çështja e Mikit ka një lloj peshe. Jam dakord që i ka thënë se vajza quhej ashtu. Por që ta përdorë për ta goditur, bashkë me Erjolën, kjo jo.”- tha Ilnisa.

“Je e paturp. Ti je dhe nënë vetë moj”- tha Ledjona.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion