E pastrehë prej vitesh/ Gjendet djali i Parashqevi Simakut, pritet takimi i tyre pas 8 vitesh larg njëri-tjetrit

Showbiz

E pastrehë prej vitesh/ Gjendet djali i Parashqevi Simakut, pritet takimi i

Parashqevi Simaku u rikthye në publik këtë dhjetor 2024 pas pothuajse 30 vitesh jashtë syrit të medias dhe larg publikut. Edhe pse ndoshta nuk ishte mënyra sesi ajo do të donte të rikthehej, e ndoshta as publiku që aq shumë e do nuk do kishte preferuar ta rishihte kështu, por me rëndësi është që ajo është mirë e tashmë mes miq që po përpiqen t’i qëndrojnë pranë, ta dëgjojnë dhe ta ndihmojnë.

Ishte biznesmeni Elton Iliriani i cili pas publikimit të videove në rrjete sociale së bashku me një zonjë që e takoi në stacionin e trenit, ra në kontakt me të dhe pasi e takoi, vendosi që ta merrte dhe ta strehonte për disa kohë në një hotel.

Ai u vu dhe në kontakt me familjarët e saj në Shqipëri duke i siguruar se tashmë është mirë dhe se do të jetë ai që do të kujdeset për të që çdo gjë të shkojë më së miri dhe që Diva e skenës shqiptare të ringrihet në nivelet që publiku shqiptar e njohu dhe e deshi.

Një lajm fantastik që ai ka dhënë përmes rrjeteve sociale sot, ishte se ka gjetur kontaktet e djalin e saj dhe shumë shpejt do ta takojnë, të cilin thotë se këngëtarja ka 8 vite që pret ta takojë.

“Pavarësisht çdo zhurme, mendoj se kam gjetur djalin e Divës. Zoti është i madh. Djali është e vetmja shpresë. Falënderoj një shoqe të mrekullueshme që e dua shumë. Do e gjejmë Luke o bukuri e Shqipërisë. Parashqevia ka mbi 8 vjet që fle jashtë duke pritur djalin te stacioni i trenit”, shkruan Elton Ilirjani. Parashqevi Simaku u rikthye në publik këtë dhjetor 2024 pas pothuajse 30 vitesh jashtë syrit të medias dhe larg publikut. Edhe pse ndoshta nuk ishte mënyra sesi ajo do të donte të rikthehej, e ndoshta as publiku që aq shumë e do nuk do kishte preferuar ta rishihte kështu, por me rëndësi është që ajo është mirë e tashmë mes miq që po përpiqen t’i qëndrojnë pranë, ta dëgjojnë dhe ta ndihmojnë.

Ishte biznesmeni Elton Iliriani i cili pas publikimit të videove në rrjete sociale së bashku me një zonjë që e takoi në stacionin e trenit, ra në kontakt me të dhe pasi e takoi, vendosi që ta merrte dhe ta strehonte për disa kohë në një hotel.

Ai u vu dhe në kontakt me familjarët e saj në Shqipëri duke i siguruar se tashmë është mirë dhe se do të jetë ai që do të kujdeset për të që çdo gjë të shkojë më së miri dhe që Diva e skenës shqiptare të ringrihet në nivelet që publiku shqiptar e njohu dhe e deshi.

Një lajm fantastik që ai ka dhënë përmes rrjeteve sociale sot, ishte se ka gjetur kontaktet e djalin e saj dhe shumë shpejt do ta takojnë, të cilin thotë se këngëtarja ka 8 vite që pret ta takojë.

“Pavarësisht çdo zhurme, mendoj se kam gjetur djalin e Divës. Zoti është i madh. Djali është e vetmja shpresë. Falënderoj një shoqe të mrekullueshme që e dua shumë. Do e gjejmë Luke o bukuri e Shqipërisë. Parashqevia ka mbi 8 vjet që fle jashtë duke pritur djalin te stacioni i trenit”, shkruan Elton Ilirjani.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion