E PAPRITUR NË BBV! Rogerti puth Juelën: Rrezikoj divorcin nga gruaja...

Showbiz

E PAPRITUR NË BBV! Rogerti puth Juelën: Rrezikoj divorcin nga

Rogerti që pas dasmës traditë të “Big Brother VIP 5” komenton puthjen e Selin dhe Gimbos. Sipas tij, ata bëjnë puthje cepave, si 12-vjeçare. E jo vetëm kaq, pasi ai i pyet edhe pse nuk flenë në një krevat tani që janë një çift.

Ditën e sotme, teksa po komentonte puthjen e tyre, ai u shpreh se rrezikon divorcin nga gruaja dhe e puth Juelën në cep të buzës si ata të dy.


“Kapa Selin dhe Gimbo duke u puthur cepave të buzës. I thashë edhe cepi këtu të ndjek ty. Do me e puth në cep të buzës për t’u kujtuar cepi. Dhe ja deklarova. Edhe unë që jam burrë i martuar, rrezikoj divorcin nga grua dhe e puth Juelën në cep të buzës si ata njëri-tjetrin. Se ato sapo janë martuar. A ka më marre? Ose puthu tamam, ose ke kaluar 3-4 ditë muaj mjalti, ose rrini në terezi tuaj dhe mos na shisni këtë falsitet”, u shpreh banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Kujtojmë se Rogerti nuk ishte i ftuar në dasmën e organizuar të enjten e kaluar. Selin dhe Gimbo i shkruan një letër, ku e ftonin atë që t’a shikonte përmes televizorit.

Banori në fakt u paraqit në ceremoni, ku kundërshtoi dasmën false sipas tij. Por nuk mbaroi me kaq, pasi gjatë festës së dasmës, Rogerti prishi dekorin dhe e mbylli gjithë këtë rrëmujë me hedhjen e tortës në tokë./BBVA5

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion