E paedukatë, Xhaneta Fetahu i përgjigjet psikologes: Për këtë deklaratë shihemi në gjyq

Showbiz

E paedukatë, Xhaneta Fetahu i përgjigjet psikologes: Për

Një deklaratë e psikologes Atifete Syla, e cila e ka cilësuar Xheneta Fetahun, ish-finalisten e Big Brother VIP Kosova 3, si të paedukatë, ka shkaktuar reagime të ashpra.

Ish-konkurrentja përmes një lidhje telefonike në emisionin ‘Kosova Today’, ka reaguar duke e quajtur deklaratën e Sylës si të papranueshme dhe joprofesionale.

“Le t’i vjen turp për moshën që ka që gënjen, i thotë vetes psikologe profesionale vetëm psikologe nuk mundesh me qenë, unë s’kam patur asnjëherë probleme mendore”, iu drejtua modelja.

Më tej i tha: “Për deklaratën tënde që e ke bërë do të shihemi në gjyq”.

Psikologia nga ana tjetër ia bëri të ditur se nuk ka thënë në asnjë moment që ka probleme mendore dhe se është keqkuptuar.

 

ME TE LEXUARAT