"E desha Luizin kur i kisha të gjithë kundër", Kiara Tito mesazh për të gjithë pas daljes nga BBA VIP

Kiara Tito ka shperndare nje mesazh per fansat dhe mbeshtetesit e saj 24 ore nga dalja prej shtepise se Big Brother.
Ajo shkruan se ka qene e para qe ka vleresuar Luizin dhe u ben thirrje te gjitheve ta mbeshtesin ate.
Kiara thote se nuk ka bere loje brenda shtepise.
Mesazhi i saj ne rrjetet sociale:
Faleminderit me shpirt. Dua ta nis pikërisht me mirënjohje reagimin tim të parë.
Mirënjohje për të gjithë ata të cilët më kanë mbështetur dhe na kanë mbështetur në këto 90 ditë qendrimi e mbi të gjitha izolimi në shtëpinë e Big Brother Vip.
Edhe pse nuk kanë kaluar as 24 orë që kam dalë e ende kam shumë gjëra për të mësuar, e kam ndjerë pafund dashurinë tuaj.
Falenderuese për të gjithë ata që besuan tek unë, edhe kur gjuha e urrejtjes nuk e bënte aq të thjeshtë.
Pavarësisht se nuk bëra lojë, jam e bindur që ata që më kuptuan e vlerësuan qendrimin tim dhe emocionet që kam dashur të përcjell.
Unë kam qen e para që e ndjeva pozitivitetin, mirësinë dhe dashurine e Luizit, edhe kur kisha kundër të gjithë, dhe i kam qendruar dhe do ti qendroj besnike ndjenjës time, deri në fund! Shumë dashuri për ju dhe mos harroni, #meLuizin Luiz Ejlli


