Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat Pojani në pritje të ëmbël! (FOTO)

Showbiz

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat Pojani në pritje

Dy motrat e njohura të Megi Pojanit, Ina Pojani dhe Marsi Pojani, kanë ndarë një lajm të mrekullueshëm me ndjekësit e tyre në rrjetet sociale, ku të dyja janë në pritje të ëmbël!

Fotot e postuara nga Megi në llogarinë e saj personale të Instagram-it, tregojnë barkun e rrumbullakosur dhe buzëqeshjet e lumtura, duke shpërndarë gëzim dhe emocione me çdo ndjekës të saj në rrjete sociale.

“Poopita dhe Urina janë në pritje të bebit Appleinas ????????. Unë jam teze Strawberrita ????✨”-shkruan Megi plot emocion në postimin e saj të ndarë pak momente më herët në rrjete sociale.

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat Pojani në pritje

Dy herë gëzim për familjen Pojani: Motrat Pojani në pritje

Urimet kanë qenë të pafundme, nga fansat dhe jo vetëm. Rikujtojmë që Ina ishte e para që bëri publike shtatzëninë e saj duke postuar një video në llogarinë personale të Instagram-it më 29 tetor 2025.

Po ashtu nuk mund të lëmë pa përmendur faktin që në fillim të tetorit ajo kurorëzoi dashurinë me partnerin e saj, në një ceremoni larg syrit të mediave.

Ndërsa shtatzënia e Marsit ishte totalisht një surprizë shumë e ëmbël. Ende nuk dihet emri apo portreti i partnerit të saj, por pas lajmit që bëri bujë me siguri të gjithë do të jenë sy e vesh për të zbuluar më tepër detaje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion