Dua Lipa shihet duke përdorur transportin publik në Londër, kalimtarët të habitur nga thjeshtësia e saj

Showbiz

Dua Lipa shihet duke përdorur transportin publik në Londër,

Dua Lipa, një prej yjeve të muzikës botërore, ka treguar sërish se fama dhe suksesi nuk i kanë ndryshuar natyrën. E njohur për stilin e saj të veçantë dhe përkushtimin ndaj artit, ajo ka surprizuar fansat me një zgjedhje sa të thjeshtë, aq edhe të admirueshme: udhëtimin me transport publik.

Këngëtarja me origjinë shqiptare u fotografua ditën e martë duke mbërritur në Londër, pas një serie pushimesh luksoze jashtë vendit.

Ajo u pa duke hipur në metro, duke bartur vetë valixhet e saj, pa ndonjë shoqërim të veçantë apo siguri, gjë që bëri që kalimtarët të mbesin të habitur nga thjeshtësia dhe natyrshmëria e yllit ndërkombëtar.

Ky moment nënvizon anën njerëzore të Duas, e cila, pavarësisht famës dhe jetës luksoze, zgjedh të mbajë një stil jetese të thjeshtë dhe të përulur. Fansat e saj kanë përshëndetur këtë sjellje, duke vlerësuar qëndrimin modest të këngëtares, që duket se nuk ka humbur lidhjen me rrënjët e saj.

Dua vazhdon të jetë një frymëzim jo vetëm për muzikën që prodhon, por edhe për mënyrën se si sillet në publik, duke treguar që nuk është e nevojshme të jesh yll për të qëndruar me këmbë në tokë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion