Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung, zbardhet dokumenti dhe arsyeja

Showbiz

Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung, zbardhet dokumenti

Dua Lipa po përgatit listën e dasmës (do të martohet në shtator me aktorin Callum Turner në Palermo) dhe njëkohësisht ka hapur padi ndaj Samsung. Pa shaka, këngëtarja shqiptare ka paditur kompaninë koreano-jugore për përdorim të paautorizuar të imazhit të saj.

Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung, zbardhet dokumenti

Avokatët e saj kanë paraqitur një padi prej 15 milionë dollarësh, duke pretenduar se Samsung ka përdorur një fotografi të saj për të shitur televizorë. Sipas Variety, Samsung e ka përdorur imazhin e këngëtares së “Training Season” dhe “Levitating” në paketimet prej kartoni të televizorëve që prej vitit të kaluar.

Dua Lipa padit kompaninë e madhe teknologjike Samsung, zbardhet dokumenti

Kur artistja është vënë në dijeni, ka kërkuar ndërprerjen e përdorimit të imazhit të saj, por sipas avokatëve të saj, kompania ka reaguar me “indiferencë dhe mungesë ndjeshmërie”, duke refuzuar kërkesën.

“Fytyra e Lipës është përdorur në mënyrë të dukshme për një fushatë marketingu masiv për një produkt konsumator, pa dijeninë e saj, pa kompensim dhe pa asnjë mundësi kontrolli apo ndërhyrjeje,” thuhet në padi. “Lipa nuk e ka autorizuar dhe nuk do ta kishte autorizuar këtë përdorim.”

Sipas padisë, Dua Lipa mban të drejtat e autorit mbi fotografinë, e cila është shkrepur në prapaskenë gjatë Austin City Limits Festival në vitin 2024.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion