Droni për Luizin! Pse fansat kanë sërish “ankesa” për reagimet e Kiarës

Showbiz

Droni për Luizin! Pse fansat kanë sërish “ankesa”

Megjithëse Luizi ka shprehur më herët se nuk i interesojnë rrjetet social dhe se “shpreson” që të ketë arritur disa ndjekës, fansat u siguruan sot që ai të jetë në dijeni të popullaritetit të madh që ka fituar.

Në shtëpinë e “Big Brother” mbërriti një dron për Luizin, në të cilin ishin shkruar numri i ndjekësve të tij në Instagram dhe numri i klikime për emrin e tij TikTok.

Droni erdhi teksa ai po qëndronte në oborr bashkë me Kiarën dhe Visin, me të cilët ndau emocionet e tij pasi mori këtë informacion.

Por reagimet e Kiarës gjatë bisedës, nuk i kanë pëlqyer ndjekësve, të cilët ishin të shpejtë për të lënë mendimet e tyre përmes komenteve në rrjetet sociale. Ndërsa Luizi po fliste plot entuziazëm në lidhje me dronin, Kiara iu drejtua: “Boll tani, boll pra. Me këmbë në tokë. Mos fluturo.”

Përgjigja e Luizit për moderatoren ishte: “Ky është droni më i bukur në jetë, po 6 miliardë, tani “kapem” edhe me Elon Musk. Më lër ta shijoj dreqi e mori, se nuk kam me kë flas, juve ju kam këtu.”

Reagimi i Kiarës, ashtu si shumë reagime të tjera, po komentohet në rrjet dhe ndjekësit janë të ndarë në mendime: Disa thonë se moderatora “nuk u gëzua për partnerin e saj” dhe “është xheloze”, ndërsa të tjerë e shikojnë si “këshillë” komentin e saj “mos fluturo.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion