Drejt altarit për herë të tretë? Blero bën lëmsh rrjetin, këngëtari ngre dyshime se do të martohet sërish

Showbiz

Drejt altarit për herë të tretë? Blero bën lëmsh

Këngëtari Blero Muharremi, ka tërhequr sërish vëmendjen ditët e fundit, duke nxitur dyshime se është drejt altarit për herë të tretë.

Blero prej disa kohësh po shijon një romancë të re dashurie larg syrit të mediave, por me postimin e fundit, duket se po paralajmëron se ka në plan të  mos jetë më një burrë beqar, por i martuar.

Ai postoi një foto bardh e zi ku shfaqej qartë një fustan nusërie madhështor, me detaje dantelle në mëngë dhe material sateni.

Sikur pamja të mos mjaftonte për të ndezur dyshimet, Blero ia vuri “vulën” me mbishkrimin romantik: “Te dua”, shoqëruar me emoji-n e gotave të shampanjës duke trokitur.

Drejt altarit për herë të tretë? Blero bën lëmsh

Ndëkrohë, disa muaj më parë ai publikoi një tjetër foto që ndezi dyshime për martesë, teksa publikoi një screenshot të bisedës së tij me të dashurën misterioze.

Në mesazhe partnerja i shpreh dëshirën e saj për t’u martuar së bashku duke iu drejtuar: “Më mungon shumë dhe dua të martohen me ty”.

Ndër të tjera vajza në fjalë shton: “Unë thash PO, pa më pyetur hiç”.

Drejt altarit për herë të tretë? Blero bën lëmsh

Siç dihet nga publiku, artisti ka pasur dy martesa të bujshme në të kaluarën. Ai ka qenë i martuar më këngëtaren Teuta Krasniqi, me të cilën ka edhe një vajzë, si edhe me Afrona Dikën, me të cilën u nda në mënyrë të bujshme pas dy vitesh nga kurorëzimi i dashurisë së tyre.

Drejt altarit për herë të tretë? Blero bën lëmsh

Drejt altarit për herë të tretë? Blero bën lëmsh

 

 



 

ME TE LEXUARAT