Dorëzohet Olta Gixhari: Se përballoj dot, kisha ardhur vetëm për një muaj, s'e di sa do e shtyj

Showbiz

Dorëzohet Olta Gixhari: Se përballoj dot, kisha ardhur vetëm

Aktorja Olta Gixhari ka deklaruar se nuk po e përballon dot më qëndrimin larg djalit të saj në BBV.

Gjatë një bashkëbisedimi me banorët, u shpreh se s’mund të qëndrojë më pa djalin e saj dhe se ishte bërë pjesë e spektaklit vetëm për një muaj.

Mes lotësh u shpreh se po e shkatërron mungesa e Amar.

“Po më shkatërron mungesa e çunit, nuk e di sa do ta shtyj kështu. Se përballoj dot. E ndjej mungesën e shtëpisë, aromën. Kupton sa ftohtë je këtu, sa larg.

Nuk rri më larg çunit, e teprova shumë është e ekzagjeruar, kam ardhur vetëm për një muaj. Jashtë gjërat i rregullova vetëm për 1 muaj.

Këtu të rrëmben energjia, loja. Mendoj vetëm çunin më dalin lotët, u shkatërrova nga pagjumësia.

I vetmi vend ku e nxjerr është natën, të rëndohet frymëmarrja. Se di sa do të duroj”, shprehet Olta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion