"Do të provoj që jam 100% e pafajshme...", pas ndarjes me Fedez, Chiara Ferragni bën paralajmërimin e fortë!

Chiara Ferragni ka thyer heshtjen pas disa muajsh kur u bë e ditur, kriza që kishte në marrëdhënie me Fedez.

Në një intervistë me gazetarin Michel Dessì nga Pomeriggio Cinque, sipërmarrësja italiane vendosi të rrëfehet mbi gjithçka, edhe për procesin gjyqësor, duke theksuar se 2024-a ka qenë një vit i vështirë dhe sprovues.

"Ky vit ka qenë shkatërrues në shumë aspekte, por tashmë jemi mësuar me këto ulje-ngritje. Nuk e prisja, por është në rregull.
Unë jam e sigurt që jam 100% e pafajshme dhe këtë do ta provoj. Nuk kam asnjë dyshim për këtë.
Për këtë situatë kam dhënë tashmë një deklaratë dhe nuk kam shumë për të shtuar, as për këtë dhe as për çështje të tjer", deklaroi sipërmarrësja.
Ndërkohë bëhet me dije se gjyqi i divorcit është planifikuar të nisë më 23 shtator 2025.


