Do të përballen në BBV, ish-partneri i dedikoi këngë Sarës, modelja pjesë e videoklipit

Showbiz

Do të përballen në BBV, ish-partneri i dedikoi këngë

A do të trazohen ujërat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” kur pjesë e saj të bëhet ish-partneri i Sara Gjordenit?

“Jam kurioz të shoh reagimin e saj”, tha Endrik Beba këtë të diel në “Fan Club”, ku u prezantua zyrtarisht si konkurrent i reality show-t.

Ai shpjegoi se me Sarën ka pasur një romancë nëntë vite më parë. Gjatë kësaj periudhe, Sara u bë pjesë e videoklipit të këngës së Bebës, “Të dua”. Një këngë dedikuar dashurisë, ku dy artistët shfaqen në momente intime me njëri-tjetrin.

Ndërkohë, opinionisti Ronalda Sharka, i sugjeroi Bebës që brenda shtëpisë të bëjë një bashkëpunim me Bardhin, për të cilin Sara ka shprehur pëlqim.

“Të bësh muzikë brenda shtëpisë është ndër synimet e mia. Por jo domosdoshmërisht me Bardhin. Më pëlqen shumë vokali i Artës”, u përgjigj këngëtari.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion