"Do shkoj t'ia thyej derën": Ç'ndodhi mes Fifit dhe Flor Mumajesit?

Showbiz

"Do shkoj t'ia thyej derën": Ç'ndodhi mes Fifit

E ftuar në "The Dalina Show" në Andale Media, Fifi foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e saj me Flor Mumajesin. 

E pyetur nga Dalina Buzi se çfarë marrëdhënie ka me Florin sot, duke marrë parasysh se një vit më parë deklaroi se “ka një vit që i shkruan dhe nuk i ka kthyer përgjigje”, Fifi u përgjigj:

"Vazhdojmë njësoj, unë i shkruaj, ai s'kthen. Çfarë të bëjmë."
Më tej, Fifi u shpreh me shaka:

"Ndoshta duhet t'i shkoj te dera t'ia thyej."
E pyetur se përse ka kaq shumë nevojë të ketë kontakt me Florin, ndonëse nuk i kthen përgjigje prej kohësh, Fifi u përgjigj:

"Po, është daja i Theo Malit [djalit të Fifit], është shoku im i shpirtit dhe s'mund ta imagjinoj mos të flas me... Domethënë, djalin tim e ka parë vetëm kur ka qenë djali dy muajsh."

Duke rikujtuar se si lindi shoqëria - dikur e ngushtë - mes tyre, Fifi tha:

"Prej muzikës [lindi shoqëria]. Kemi punuar bashkë në periudhën 2020-2021. Energjinë e kemi të njëjtë shumë. Patjetër që e kam të nevojshme [të flas me Florin]. Besoj që edhe ai e ka të nevojshme të flasë me mua."
Në fund, pa përmendur detaje, por duke nënkuptuar diçka, Fifi tha se "kushedi se ku i ka ngelur hatri" që refuzon të flasë me të, duke përsëritur edhe një herë shakanë se e vetmja zgjidhje që i ka mbetur tani, është të shkojë t'i thyejë derën për të komunikuar me të.

Duke rikujtuar dhe një episod nga 2019-a ku dyshja papritur hoqën njëri-tjetrin nga Instagrami, pasi u përfolën edhe për një lidhje romantike madje, Fifi shpjegoi se kishte qenë një moment gjaknxehtësie:

"Ai ka qenë moment euforik, isha 25 vjeç, isha e vogël."

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion