"Do e kap me zor Gjestin"/ Zebërvoki kundër Eglit: Sa keq që përfundove kështu!

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, Zebërvoki ka reaguar pas deklaratës së Eglit ndaj Gjestit, duke thënë: "Nuk duroj dot më, do e kap me zor".
Përmes një Instastory, Zebërvoki shprehet se sjellja e aktores e ka zhgënjyer shumë dhe se kjo lojë ka nxjerrë jashtë vetes.
“Me hiqni follow, më shani, më kundërshtoni e bëni ç’të doni, ama unë zhgënjimin tim në lidhje me Eglin do e shpreh hapur.

Kam qenë ndër të parët që në shtëpi si kur kam dalë nga shtëpia e kam vlerësuar si mike të mirë e kam dashur ta shoh finaliste e pse jo fituese, por sot tërhiqem nga çdo fjalë e thënë.
Sa keq më vjen që u transformu kështu, po ç’ti bësh, ajo lojë ashtu e ka", shkruan ai.


