Djali i Jozefina Topallit surprizon të fejuarën/ Cindy Marina merr propozimin për martesë

Prej vitesh të dashuruar, më në fund Genar Topalli ka vendosur t’i propozojë për martesë modele, ish-misit Cindy Marina.
Cindy Marina është surprizuar nga propozimi romantik i Genarit në SHBA.
Çifti duket më i lumtur se kurrë, pasi Cindy Marina i ka thënë po gjysmës së saj të zemrës.
Dyshja kanë jetuar dashurinë e tyre prej vitesh, duke mos e bërë shumë publike jetën e tyre private megjithëse hera herës ndanin detaje se marrëdhënia e tyre shkonte shumë mirë.
“Rrinim bashkë, luanim beach volleyball, ma mbushi mendjen me këtë. Si duket e dinte pikën time të dobët, dhe kështu nisi
Është shumë i sjellshëm. Kur rri me të kënaqem, me batutat e tij. Njerëzit ndoshta nuk e dinë, se po ta shohin në rrugë u duket serioz dhe serioz është, por ai ka dhe humor, është shumë tip”, shprehej Cindy Marina në një nga intervistat e saj.
Cindy Marina dhe Genari tashmë duket se i kanë dhënë lidhjes së tyre një tjetër emër dhe mbetet vetëm të shohim dasmën e tyre.


