“Dil te semafori”, Arjan Konomi shpërthen ndaj konkurentit: Do kërkoj që të zhdukesh nga këtu

Showbiz

“Dil te semafori”, Arjan Konomi shpërthen ndaj konkurentit: Do

Një debat i ashpër ndodhi sonte në emisionin Përputhen +40, mes analistit Arjan Konomi dhe një prej konkurentëve, Armandos.

Debati lindi pasi javën e kaluar ai i tha një prej konkurenteve aty, Stelës, “ik dil në semafor”, pasi kjo e fundit i tha “je si ato djemtë që ulen te trotuari dhe hanë fara”.

Arjan Konomi i tha Armandos që t’i kërkonte falje Stelës ose të largohej nga emisioni, përndryshe vetë Arjani do kërkonte që ai të largohej.

Konomi: Ke përdorur një ofendim të rëndë për Stelën.

Armando: Ma thuaj.

Konomi: Nëse ke akuza dhe vërejtje thuaji këtu në emision, por ato që ke thënë ti herën e kaluar për Stelën janë maskarallëqe të mëdha që nuk i takon një mashkulli ti thotë.

Armando: Qetësohu kujdes me terminologjinë Arjan.

Konomi: Nuk i takojnë një mashkulli të moshës tënde dhe të profesionit tënd.

Armando: Të lutem shumë tani.

Konomi: Unë kam mbetur shumë keq dhe ti nëse i thua këto ose zhduku që këtu ose kërkoji falje se jam unë i pari që do kërkoj që ti të zhdukesh që këtu.

Armando: Po çështë ky fjalor?!

Konomi: Po po është fjalori im ja po ta them.

Armando: E ke të pabazuar dhe të njëanshëm.

Konomi: E dëgjuam ore çfarë the se s’dua ta përsëris në televizion. Të të vijë turp.

Armando: Turp të të vijë ty Arjan sepse e ke të pabazuar po akuzon pa argumentuar.

Konomi: I ke thënë punon në semafor. A i ke thënë një gjë të tillë? Nëse s’të pëlqen ajo lëre mos i fol më ose nëse s’ka interes asnjë vajzë këtu dil nga emisioni.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion