Dikur miq të ngushtë, Fifi flet pa filtra për Flori Mumajesin: Është muza ime e përjetshme, por m’i ka mbyllur..

Showbiz

Dikur miq të ngushtë, Fifi flet pa filtra për Flori Mumajesin:

Këngëtarja Fifi, ka qenë e ftuara e radhës në podkastin e Grida Dumës, kur përpos karrierës dhe familjes, ajo ka folur pa filta për raportin që ka sot me kantautorin e njohur, port ë larguar prej kohësh nga muzika, Flori Mumajesi.

Dikur shokë shumë të mirë, e sot ata nuk kanë asnjë komunikim së bashku.

Fifi thottë se nuk ka asnjë informacion për Florin, por çfarë të tjerët i kanë thënë për të, ajo i ve në dyshim si të pavërteta dhe se do të donte të dëgjonte prej tij.

“Unë nuk e di fare as ça bën Flori, as si është Flori.

Kam pyt, por përgjigjet që kam marrë s’më kanë pëlqy. Thuhen shumë llafe dhe dalin të mos jenë të vërteta,” u shpreh ajo gjatë bisedës.

Në një nga momentet më emocionale të intervistës, Fifi e quajti Flori Mumajesin “muzën time artistike përjetësisht”, duke pranuar se mes tyre komunikimi është i ndërprerë.

“I kam të bllokuara nga ai muret e komunikimit, nuk e di pse, por unë uroj shumë që ai të jetë mirë”, tha këngëtarja.

Sipas Fifit, arsyeja e largimit të Florit nga muzika është zhgënjimi nga mosmarrja mbrapsht e asaj që ka dhënë në industri.

“Është i zhgënjyer nga mosmarrja, prandaj është mbase në atë gjendje që është”, u shpreh ajo, duke shtuar një tjetër këndvështrim mbi heshtjen e gjatë të artistit.

Flori Mumajesi prej koësh është shkëput6ur nga muzika dhe askush nuk e di arsyen e vërtetë. Mungesa e Mumajesit ndihet dhe mungesa e tij vijon të ngjallë interes në publik./SOT

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion